Aktorja e njohur, Jennifer Garner, së fundmi është përballur me spekulime për një shtatëzani të mundshme.

Në rrjete sociale ajo ka pasur një numër të konsiderueshëm komentesh, që e pyesnin se a është në pritje të fëmijës së tretë, shkruan Daily Mail.

Garner nuk e ka kursyer veten kësaj radhe, ndërsa ka replikuar duke thënë se është e lumtur me fëmijët që ka.

“Unë jam 48-vjeçare dhe kam tre fëmijë të shëndetshëm dhe nuk po pretendoj të jem shtatzënë”, ka shkruar ajo.

Një numër tjetër i fansave të saj i kanë reaguar komentuesit, ndërsa thonin se një femër nuk duhet të pyetet në mënyrë të tillë.

Ndërkaq, është duke u aluduar se aktorja dhe Bradley Cooper kanë filluar romancë, pasi janë parë shpeshherë së bashku. /TV Malisheva

Share.