Jennifer  Lawrence është shfaqur për herë të parë në publik qëkur u konfirmua se  është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin, Cook Maroney.

Në fotografitë ekskluzive të marra nga DailyMail, aktorja, 31 vjeçare, tregoi barkun e fryrë në një palë tuta me lule gjatë një shëtitje në New York, të mërkurën.

Paraqitja e saj vjen pasi një përfaqësuesi i aktores e konfirmoi shtatzëninë e saj për People, pasi ajo u martua me drejtorin e galerisë së artit, Cooke Maroney, në vitin 2019, pas më shumë se një viti lidhjeje.

Lawrence u fotografua duke ecur nëpër New York e veshur me një palë kominoshe me lule dhe një bluzë delikate të bardhë, ndërsa shijonte ditët e fundit të verës. Aktorja kombinoi veshjen me një çantë lëkure dhe një palë sandale.

Lawrence dukej e lumtur teksa shëtiste nëpër rrugë, para se të ndalej përfundimisht në një restorant me një shoqe të saj.

Jennifer dhe burri i saj janë zotuar për zgjerimin e familjes së tyre.

“Ata të dy duan fëmijë dhe kanë diskutuar për krijimin e një familjeje”, tha një burim për ET Online në vitin 2019.

Jennifer dhe Cooke u martuan në vitin 2019 në Belcourt të Newport në Rhode Island me të pranishëm, si Adele, Cameron Diaz e Emma Stone.

Dasma e tyre kishte 150 të ftuar, përfshirë Kris Jenner dhe të dashurin e saj, Corey Gamble, Amy Schumer, Emma Stone dhe Ashley Olsen. /TV Malisheva

 

 

Share.