Ata kanë qenë të pranishëm në publik gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë coronavirus.

Por, Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti i saj Cooke Maroney tashmë përmes masave mbrojtëse po shijojnë shëtitjet e ndryshme, shkruan Daily Mail.

Së fundmi dyshja janë parë në Manhattan, ndërsa çka mori vëmendjen është fustani i aktore së njohur.

Përmes kësaj veshje me ngjyrë të gjelbër, Jennifer ka theksuar këmbët e saj të rrezitura dhe të tonifikuara.

Çifti është parë duke përdorur maska mbrojtëse, ndërsa po shëtisnin rrugëve me duar të kapura.

Cooke kësaj radhe kishte vendosur të jetë më modest, i veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona të thjeshta.

Sidoqoftë, Jennifer dhe Booke janë fejuar në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa u kurorëzuan në tetor të vitit 2019. /TV Malisheva

 

Share.