Ata e prishën fejesën e tyre 17 vjet më parë para se të emociononin fansat në mbarë botë me një ribashkim romantik.
Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Ben Affleck, u panë më të dashuruar se kurrë më parë, ndërsa arritën në Festivalin e 78 -të të Filmit në Venecia të enjten, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 52 vjeçare e “The Love Don’t Cost A Things”, dukej fenomenale në një fustan me dantella të bardha teksa hipte në një anije së bashku me aktorin 49 vjeçar që ishte i veshur me të zeza.
Jennifer dukej thjesht sensacionale gjatë arritjes në ngjarjen e mbushur me emra të listës A, pasi veshi një fustan dantella me një dekolte dhe në mes një rrip të hollë.
Artistja kombinoi këtë veshje me taka me një rrip delikat të kyçit të këmbës, ndërsa kompletoi dukjen me një palë syze dielli të mëdha, një maskë të zezë për fytyrën dhe një palë vathë prej ari.
Ben po dukej më mirë se kurrë, me një bluzë të zezë dhe pantallona të përshtatshme me një çantë shpine të vendosur mbi supe dhe e shoqëronte pamjen me syze dielli.
Ben dhe Jennifer kishin vendosur të martoheshin në vitin 2003, por e shtynë martesën dhe pastaj e ndërprenë krejtësisht lidhjen e tyre.
Qëkur dolën publikisht me romancën e tyre, Ben dhe Jennifer shijuan një pushim luksoz në Monako, St Tropez dhe Capri si dhe Nerano, muajin e kaluar.
Ndryshe, Ben ka tre fëmijë me ish-Jennifer Garner: Violet, Seraphina dhe Samuel, ndërsa Jennifer ka binjakët 13-vjeçarë, Emme dhe Max, me ish-partnerin, Marc Anthony. /TV Malisheva