Jennifer Lopez tashmë ka kaluar të 50-tat, por vazhdon të sfidojë çdo femër të re me fizikun atraktiv që posedon.

Artistja amerikane është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa gjatë këtyre ditëve të vetë-izolimit nuk ka hezituar të ndajë postime të ndryshme.

Ajo së fundmi ka uruar Ditën e Tokës dhe pikërisht në këtë ditë ka sjell një pozë atraktive në një kostum larjeje të bardhë, ku ka pozuar pranë një pishine.

“Nëna tokë. Je i vetidijshëm se si e trajton atë. Duajeni atë dhe ajo do t’ju mbajë përgjithmonë”, ka shkruar ajo krahas imazheve.

Fotografia mori dhjetëra pëlqime dhe komente të llojllojshme, duke e komplimentuar edhe për dukjen që gjithnjë sigurohet të jetë në top-formë.

Ndërkaq, Jennifer është izoluar me të dashurin e saj, Alex Rodriguez në New York dhe çifti vazhdimisht kanë bërë thirrje për qëndrim në shtëpi në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e COVID-19.

“Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 është të qëndroni në shtëpi. Arod dhe #IStayHomeFor për ata që janë në vijën e parë – mjekët, infermierët dhe teknikët që po punojnë kaq shumë për të mbajtur të gjithë të sigurt”, ka thënë në postimin e saj Lopez. /Tv Malisheva

 

 

View this post on Instagram

 

Mother Earth 🌿💧…. Be conscious of how you treat her. Love her and she will keep you forever. #HappyEarthDay

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Share.