Diva latine Jennifer Lopez u fotografua me një ish-dashnor tjetër, vetëm një ditë pasi paparacët regjistruan të fundit në një seri fotografish me Ben Affleck, në një vilë luksoze në Majami.

Jennifer u fotografua me Mark Anthony më 27 maj, gjatë drekës në Majami, ku ishin plotësisht vetëm.

Duket se disa fotografi janë realizuar nga një prej të ftuarve të restorantit, pasi ato janë mjaft të paqarta, por është e qartë që ish-bashkëshortët janë në to.

Lopez kohët e fundit prishi fejesën e saj me Alex Rodriguez, dhe vetëm disa ditë më vonë ajo u fotografua në Montana, dhe pastaj në Majami, me Ben Affleck, me të cilin ishte në lidhje shtatëmbëdhjetë vjet më parë./TV Malisheva

 

Share.