Duket se këngëtarja 51 vjeçare, Jennifer Lopez, nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ajo dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, së fundmi janë kthyer sërish në New York kjo pasi ylli i muzikës pop gjatë vikendit ka filluar punën për këngën e re, në të cilën po vjen në bashkëpunim me Maluman, 26 vjeçar.
Të dy artistët u fotografuan në një studio në Brooklyn të dielën.
Jennifer Lopez (Foto: Instagram)
Sipas një burimi, Jennifer dhe Maluma ishin duke biseduar të qetë dhe me masa mbrojtëse duke qenë në një situatë jo edhe aq të mirë si pasojë e coronavirusit.
Lopez në anën tjetër njoftoi projektin të dielën duke ndarë një video të vetes në Instagram.
“Unë isha duke bërë një video dy ditët e kaluara dhe tani më duhet të flej. Por e emocionuar, të kthehem sërish me plot adrenalinë. Tani nuk po mund të fle”, theksoi ajo.
“Nëse dëshironi të dini se çfarë kam qenë duke punuar – a duhet të ju tregoj? Nëse dëshironi të dini, komentoni më poshtë”, shtoi krijuesja e hitit “On the Floor”.
Në mesin e shumë komenteve ishte edhe ai i Malumas, i cili tha, “Na trego të lutem”.
Artisti nga Kolumbia më parë në një intervistë për ET tregoi eksperiencën e tij të punuarit në set me Jennifer Lopez në “Marry Me”.
“Ka qenë një muaj i mahnitshëm. Kam qenë në New York për dy muaj duke punuar me Lopez”, deklaroi mes shumë gjërash ai. /Tv Malisheva