Kevin Mayer, drejtuesi ekzekutiv i TikTok, njoftoi të mërkurën se po jepte dorëheqjen, pak më shumë se 100 ditë pasi ish-ekzekutivi i Disney u bashkua me aplikacionin më të madh në botë për video të shkurtra.
Ai iu bashkua aplikacionit të famshëm në mesin e majit të këtij viti.
Lajmi erdhi vetëm disa ditë pasi TikTok e ka paditur qeverinë e SHBA për ndalimin e aplikacionit i cili pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt.
Aplikacioni, në pronësi të ByteDance, është mes tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, i cili akuzon aplikacionin se paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare për Sh.B.A.
Më 6 gusht, Presidenti Donal Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar TikTok nëse ByteDance nuk shet operacionet e saj në SH.B.A.
Aplikacioni ka afat deri në mes të nëntorit për ta bërë këtë ndryshim.
Vanessa Pappas, aktualisht menaxhere e përgjithshme e TikTok, raportohet se do të bëhet drejtuesja e përkohshme e kompanisë së shumë-përfolur kineze. /TV Malisheva