Flamur Maloku ka lajmëruar se ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se këtë po e bën për arsye të ndryshme.

“Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim. Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!”, ka shkruar Maloku.

Ai ndonëse ka aderuar së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje ka thënë se asnjëherë nuk pendohet për punën e bërë dhe se d të vazhdoj të punoj pa rreshtuar dhe të merret me studime në profesionin e tij.

Deklarata e tij e plotë:

Deklaratë

Miq e dashamirë,

Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi. Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.

Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.

Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim.

Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!

Me nderime,

Flamur Maloku/ Tv Malisheva

Share.