Agon Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtarit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Ramadani i ka thënë KOHËS se dorëheqjen e ka dhënë për shkaqe personale.

“Po, për arsye personale, kryesisht për shkak të angazhimeve tjera të tanishme dhe që parashoh t’i kem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Kuvendi pati zgjedhur në qershor të vitit të kaluar anëtarët e Bordit – Nita Bejta, Kimete Gashi, Vedat Peterqoj dhe Agon Ramadani – dhe kryetaren e tij, Vjosa Gradinaj-Mexhuani.

Deri atëherë, mbi një vit ishin bllokuar qindra miliona euro në institucionet e ndërmarrjeve publike si pasojë e moszgjedhjes së Bordit të OSHP-së.

Për qindra tenderë, bizneset kanë paraqitur ankesa e institucionet kanë ndalur derdhjen e miliona eurove, ngase ato duhet që në bazë të Ligjit për Prokurim të shqyrtohen nga bordi i saj. Kësisoj, me qindra afate ligjore për vendim rreth ankesave janë tejkaluar.

Qeveria në maj, para se të shkonte për miratim në Kuvend përbërja e Bordit të OSHP-së, pati ndryshuar listën e emrave të propozuar. Pikërisht Ramadani ishte futur më pas në këtë listë në vend të Arbnor Tmavës.

/TV Malisheva

Share.