Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë edhe sot po vazhdon procesi i vaksinimit. Në këtë sallë deri në orët e mesditës janë vaksinuar 250 persona, ndërsa në nivel vendi janë dhënë 650 vaksina,
Kordinatori i kësaj qendre të vaksinimit, Niman Bardhi tha se numri i përgjithshëm i të vaksinuarave që nga fillimi e deri tash ka shkuar në 99 mijë.
Sipas tij, të martën pritet të fillojë vaksinimi masiv në nivel vendi.
“Siç po shihni edhe sot është duke vazhduar procesi i vaksinimit në sallën “1 Tetori”. Po ashtu edhe në nivel vendi. Aktualisht në sallën “1 Tetori”, deri në këto çaste që ne po raportojmë, kemi të vaksinuar 250 persona, përderisa nëse flasim në nivel vendi, deri më tani kemi mbi 650 vaksina të dhëna, por nëse i referohemi totalit të përgjithshëm veç kemi arrite tek 99 mijë vaksina të aplikuara në nivel vendi…Për procesin e vaksinimit në masë, nga 15 qershori fillojmë komplet në nivel vendi”, tha ai
Qytetarët e ftuar për vaksinim momentalisht janë duke marrë dy vaksinat kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca./ TV Malisheva