Familja Berisha nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës e cila jeton në kushte të rënda ekonomike, ka marrë një gëzim të madh.

Pas vizitës së ekipit të Tv Malisheva dhe transmetimit të kronikës, përveç disa ndihmave materiale dhe financiare që mori familja Berisha, tani ata do të bëhen edhe me shtëpi të re.
Së fundi, ka filluar edhe ndërtimi i shtëpisë së kësaj familje, e cila jeton në kushte shumë të rënda ekonomike.

Ndërtimin e shtëpisë e ka marr përsipër kryetari i fshatit, Bashkim Berisha me ndihmën e disa donatorëve privat, të cilët kanë dashur të jenë anonimë.

Por Berisha, ka bërë të ditur se ende nuk janë kompletuar të gjitha mjetet për përfundimin komplet të shtëpisë, dhe pret ende ndihmë nga donatorë të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë, pasi që Berisha ka siguruar mjetet vetëm për ndërtimin e vrazhdë.

Kryefamiljari, Hamdi Berisha, baba i 6 fëmijëve ka falendëruar të gjithë bamirësit dhe është shprehur i gëzuar për nisjen e ndërtimit të shtëpisë./ Tv Malisheva

Share.