Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve.
Ai ka potencuar se do të vazhdojnë të ofrojmë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.”, ka thënë ambasadori në Twitter.
Ndryshe, mbrëmë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
The United States is encouraged by and welcomes the decision by Kosovo also to accept the EU Proposal in principle, and we will continue to provide our full support to the EU-facilitated Dialogue. The interim agreement will bring significant benefits to both Kosovo and Serbia. https://t.co/ed3Ng4Rpnr
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 7, 2023
/TV Malisheva