John Travolta ka ndarë një video të re të përzemërt në rrjetet sociale pas vdekjes së gruas së tij, Kelly Preston.
Ylli i “Grease” publikoi të shtunën një video në Instagram të vetes dhe vajzës Ella, 20 vjeçare, duke kërcyer në kujtim të aktores së ndjerë.
Dyshja u duk se ishin në një bar pothuajse bosh, teksa vallëzuan ngadalë me muzikën në sfond.
“Vajza ime Ella Travolta dhe unë kërcejmë në kujtim të nënës. Një nga gjërat e preferuara të Kelly, duke kërcyer me mua”, shkroi ai krahas pamjeve.
Fansat reaguan menjëherë me komente, duke dërguar urimet më të mira për John-in dhe familjen e tij.
“Më vjen keq për humbjen tuaj, vallëzimi është i ëmbël”, shkroi një ndjekës. “Jam e sigurt që ajo po vallëzon me juve. Faleminderit që po e ndan këtë moment magjik me ne”, shtoi një tjetër.
Travolta dhe familja e tij kanë pauzuar nga rrjetet sociale qysh kur vdiq Preston, ndërkohë që lajmin për vdekjen e saj e njoftoi përmes një postimi të ndarë në Instagram.
Kelly ka lënë pas bashkëshortin e saj, John Travoltan dhe fëmijët: Jett Travolta, Ella Bleu Travolta, Benjamin Travolta./TV Malisheva