Johnny Depp ka fituar gjyqin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën ai e paditi për shpifje dhe abuzim.

Juria doli në përfundimin se Heard ka shpifur ndaj Depp në një artikull të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo shkruante se ishte “një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”.

Sipas trupës gjykuese pretendimet e Heard nuk mund të provoheshin.

Aktori do të marrë 15 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Ndërsa juria lexoi vendimin, jashtë sallës së gjyqit fansat e Depp festonin.

 

Share.