Gjatë ditës së djeshme (e hënë) aktori i njohur, Johnny Depp humbi betejën gjyqësore ndaj gazetës “The Sun”.

Për një gjë të tillë nuk e ka lënë pa reaguar ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, e cila nuk u befasua nga vendimi, shkruan Mirror.

“Për ne që jemi prezent në gjykatën e Londrës, vendimi nuk është befasues. Shumë shpejt ne do të zbulojmë evidenca të tjera.”, transmetonte avokati i Amber.

Duke deklaruar në emër të saj, thuhej se me anë të provave të reja do të del në pah drejtësia.

Ndërkaq, “The Sun” në vitin 2018 kishte shkruar një artikull që e cilësonte Depp si ‘abuzues’, pasi Heard hodhi akuzat se po e keqtrajtonte fizikisht.

Heard dhe Depp u martuan në vitin 2015 në një ceremoni private në Los Angeles, ndërsa u ndanë dy vite më pas. /TV Malisheva

Share.