Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi sot se dëshironte të frymëzohej nga presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, i cili vuri në zbatim “New Deal” në vitet 1930 për të rimëkëmbur ekonominë në Britaninë e Madhe, e prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Mendoj se ky është momenti për një qasje ruzveltiane në Britaninë e Madhe”, deklaroi Johnson për “Times Radio” duke iu referuar politikës për rimëkëmbjen ekonomike nga kërkesa dhe ndërhyrja e shtetit e zbatuar pas Depresionit të Madh në vitet 1930.

Kryeministri u shpreh një ditë para një fjalimi ku do të njoftojë një program për investime masive në infrastrukturat e vendit.

“Ajo që do të bëjmë në muajt e ardhshëm, është dyfishimi i programit tonë fillestar që ishte përqendruar në investime, në përfitim të infrastrukturave, arsimit, teknologjisë për të bashkuar vendin”, deklaroi drejtuesi konservator.

“Unë sigurisht mendoj se njerëzit ndjenjë instinktivisht se do të jetë e vështirë për ta kapërcyer këtë”, tha Johnson.

“Ne kemi parë një rënie të madhe të PBB-së tonë dhe të gjithë e kuptojnë se kur të dalim prej kësaj do të ketë periudha të vështira, por Britania e Madhe është një ekonomi tepër dinamike dhe elastike dhe këtë do ta kapërcejmë shumë mirë”, ka shtuar ai./Tv Malisheva

Share.