Kryeministri Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar se Ukraina ka nisur të lodhet si pasojë e zvarritjes së luftës.

Duke folur pas kthimit të tij nga një vizitë në Kiev të premten, Johnsoni ka thënë se është shumë e rëndësishme që Britania të vazhdojë të tregojë mbështetje për Ukrainën, raportoi BBC të shtunën.

“Rusët janë duke ecur përpara centimetër pas centimetri, dhe është jetike për ne që të tregojmë atë që dimë të jetë e vërtetë, që është se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë. Kur lodhja e Ukrainës po fillon, është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi me ta për një kohë të gjatë dhe po u japim atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, u ka thënë Johnson gazetarëve.

Sipas tij, do të ishte një “katastrofë” nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të ishte në gjendje të siguronte qytete në jug të Ukrainës dhe Donbasit.

/TV Malisheva

Share.