Kryeministri britanik Boris Johnson po përgatitet të njoftojë të hënën një plan të madh për të luftuar kundër mbipeshës në Britaninë e Madhe, pas një studimi mbi obezitetin si një faktor rënduar i koronavirusit të ri.
“COVID-19 na ka kujtuar rreziqet e menjëhershme dhe afatgjata të mbipeshës”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë.
“Ne do t’u kërkojmë qytetarëve të përfitojnë nga ky moment për të bërë një kthesë në jetën e tyre dhe të marrin masa të thjeshta për të humbur peshë, të jetojnë më të shëndetshëm dhe të reduktojnë presionin mbi NHS (shërbimi i shëndetit publik britanik)”, shtoi ai.
Në saj të një financimi që mund të arrijë deri në 10 milionë funte sipas Guardian, plani “për një shëndet të mirë” parashikon të ndihmojë 35 milionë persona, më shumë se gjysmën e popullsisë britanike, të humbin peshë dhe të jetojnë shëndetshëm.
Mes masave të pritshme bëjnë pjesë ndalimi i plotë i reklamave në internet për ushqimin dhe para orës 21:00 në televizion, detyrimin për restorantet të bëjnë publike numrin e kalorive në menytë e tyre apo edhe nevoja që dyqanet t’i tregojnë kaloritë në shishet e tyre të alkoolit./atsh/