Njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe analisti, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas fushatës së organizuar kundër deputetes Doarsa Kica-Xhelili pasi kjo e fundit ka vendosur të kalojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës nga “GUXO”.

Thaçi ka thënë se ata të cilët kanë heshtur kur Lëvizja Vetëvendosje ia kishte marrë PDK-së deputeten Adelina Granica, duhet të heshtin edhe për rastin e kalimit të deputetes Kica-Xhelili në LDK.

Ansliti Thaçi thotë se qëndrimi i tij personal është që kalime të tilla janë të padrejta./TV Malisheva

Reagimi i plotë:

Ata që heshtin ose e përkrahin veprimin e padrejtë të dikujt në rastet kur kjo padrejtësi ju konvenon, atëherë të tillët së paku duhet të heshtin kur ballafaqohen me veprimin e njëjtë, por që nuk ju konvenon.

Thënë ndryshe: ata që kanë heshtur (nuk e kanë kundërshtuar) ose edhe e kanë përkrahur kalimin e deputetes Grainca nga grupi parlamentar i PDK-së në atë të LVV-së, së paku duhet të heshtin (nëse jo ta përkrahin) për kalimin (eventual) të deputetes Kica nga grupi parlamentar i LVV-së në atë të LDK-së.

Sa për mua, të dyja këto raste (nëse kjo e fundit zyrtarizohet), si edhe rastet tjera të ngjashme, janë veprime të padrejta dhe kam reaguar njëjtë në të gjitha rastet e tilla, pavarësisht se në cilin drejtim partiak ka qenë shigjeta e kalimit të deputetit/es.

Share.