Ka përfunduar edhe ndeshja e parë e ditës së sotme në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Kampioni italian, Juventus ka arritur një fitore të lehtë në përballjen ndaj Fiorentinës me rezultat 3:0

Juve ishte më e mirë se kundërshtari gjatë gjithë kohës, dhe kështu arriti ta përmbyll pjesën e parë me epërsi minimale pas golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 40 nga penalltia.

Portugezi shënoi sërish nga pika e bardhë në minutën e 80-të për të dyfishuar epërsinë e djelmoshave të Sarrit.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar golin e shënoi qendërmbrojtësi holandez, De Ligt, i cili shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore Juventus mbetet në krye të Serie A-së, tanimë me 6 pikë më shumë se Interi, i cili luan më vonë ndeshjen e kësaj jave sonte me fillim nga ora 20:45, ndaj Udineses./TVMalisheva

Share.