Juventusi është futur fuqishëm në garë për të nënshkruar me Paul Pogban.

Zonja e Vjetër po e kërkon rikthimin e francezit në Torino, pasi ky i fundit u largua tri vite më parë.

Kampionët e Italisë kanë dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Manchester United, ku i kanë ofruar klubit anglez tre futbollistë.

Paulo Dybala, Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic janë lojtarët që Juventus i ka ofruar Unitedit.

Drejtori sportiv Fabio Paratici ka udhëtuar drejt Anglisë së bashku me Pavel Nedved për të negociuar me Djajtë e Kuq.

Mbetet të shihet nëse United do ta pranojë këtë ofertë shkëmbimi nga Zonja e Vjetër.

Kujtojmë që United gjithashtu ka shprehur interesim për Dybalan dhe Mandzukicin.

Share.