Juventusi i është drejtuar Paris Saint-Germainit për të kërkuar rikthimin e Gianluigi Donnarummas në Itali, pasi Wojciech Szczesny është i interesuar nga Bayern Munich.

Sipas gazetarit nga “SportItalia”, Alfredo Pedulla, deri më tani ka qenë vetëm një hetim eksplorues për të marrë një ide mbi shifrat.

Ish-portieri i Milanit ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim të mundshëm te Juventusi dhe situata e tij në Paris është gjithnjë e më e paqëndrueshme.

Ardhja e trajnerit të ri Luis Enrique nuk është shqetësimi i vetëm, pasi Donnarumma është gjithashtu i shqetësuar pasi një bandë hajdutësh e mbajtën atë dhe të dashurën e tij nën kërcënimin e armëve në shtëpinë e tyre në fillim të këtij muaji.

Ndërsa, 24-vjeçari gjithmonë do të donte një rikthim në Itali, Juventusi po shikon alternativa sepse Bayern Munichi po synon transferimin e Szczesnyt, nëse Yann Sommer përfundimisht shitet te Interi.

“Gardiani” i Italisë ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor 2026.

/TV Malisheva

Share.