Edhe pse me tri mungesa të rëndësishme, Jventusi duhet të kërkojë vetëm fitore ndaj skuadrës suedeze Malmo në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nga faza e grupeve.

“Zonja e Vjetër” po e përjeton një nisje shumë të dobët të edicionit të ri në Serie-A ku ende nuk e ka shijuar fitoren dhe duhet ta kërkojë ringjalljen në Evropë.

Arthur, Chiesa dhe Bernardeschi janë mungesat kryesore të trajneri Maximiliano Allgri për ballafaqimin e sotëm që starton nga ora 21:00.

Ja formacionet zyrtare:

MALMOE (4-4-2): Diawara; L. Nielsen, Ahmedodzic, Brorsson, Olsson; Christiansen, Rakip, Innocent, Rieks; Colak, Birmancevic.

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Dybala, Morata. /TV Malisheva

Share.