Kuvendi Komunal në Malishevë në mbledhjën e IV të rregullt ka lëshuar më një deklaratë. Përmes kësaj deklarate:”Ne anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas shpalljes së Pavarësisë së sajë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë edhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe. Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime” thuhet në këtë deklaratë
Deklarata e plotë :
KK i Malishevës del me Deklaratë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër
Malishevë, 29 qershor
Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e IV të rregullt del me Deklaratë për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deklaratën në emër të grupeve të Këshilltarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës e lexoi, Sylë Dukolli, nga Nisma Social Demokrate.
“Ne anëtarët e Kuvendit Komunal të Malishevës nëpërmjet kësaj Deklarate, konsiderojmë që Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe, që pas shpalljes së Pavarësisë së sajë. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë e drejtë edhe e pastër, që ka mbrojtur popullin, nga shfarosja e forcave pushtuese serbe. Andaj Kuvendi i Komunës së Malishevës mbron fuqishëm Luftën Çlirimtare të UÇK-së dhe vlerat e sajë sublime”, përfundon deklarata/ TVMalisheva

Share.