Në kuadër të rregullimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore, këto ditë ka filluar meremetimi i katit të parë të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.
Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot e kanë vizituar QKMF-në, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve dhe me punimet që janë duke u bërë, në objektin e QKMF-së.
Meremetimi i katit të parë të objekti të QKMF-së, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka një kosto prej rreth 50 mijë eurove.
Pavarësisht punimeve që janë duke u kryer, të gjithë shërbimet shëndetësore, janë duke u ofruar qytetarëve.

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.