Ka filluar ndërtimi i kolektorit  (kanalizimit) kryesor të ujërave të zeza, që lidhë fshatrat Pagarushë, Gurishtë dhe Marali, në gjatësi prej rreth tri kilometrave. Punimet në ndërtimin e këtij kanalizimit  me rëndësi për të gjitha banorët e kësaj pjese, sot i ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina.

“Ndërtimi i këtij kolektori, ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre fshatrave, pasi lidhen të gjitha kanalizimet në një rrjet, ndërsa në të ardhmen në këtë kolektor ka mundësi që të lidhen edhe kanalizime të vendbanimeve të tjera”, ka thënë Morina.

Ai gjithashtu ka sqaruar, se gjatësia e këtij kolektori është rreth 3 mijë metra, ndërsa ndërtimi i tij mundësohet nga buxheti i komunës dhe pjesë e investimeve kapitale në projekte të infrastrukturës në Komunën e Malishevës./TV Malisheva

Share.