Fotografia e Komuna Malishevë
Sot në fshatin Marali, ka filluar rregullimi i hapësirës në qendër të fshatit, përkatësisht rregullimi i parkut në fshat, në hapësirën ku është i vendosur edhe një lapidar. Në fillimin e punimeve për rregullimit e parkut, ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë takuar edhe me përfaqësuesit e fshatit dhe banorët.
“Ndërtimi i parkut në fshatin Marali, është pjesë e investimeve komunale në kuadër të realizimit të projekteve kapitale për këtë vit, dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe kërkesë e banorëve, që të kenë këtë hapësirë të rregulluar”, tha nënkryetari Berisha, i cili edhe i ka uruar banorët.
Po ashtu edhe banorët e Maralisë, janë shprehur të kënaqur me realizimin e kërkesës së tyre, pasi përveç rregullimit të hapësirës, parku luan rol të madh edhe në ruajtjen e hapësirës publike.
Sipas drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, rregullimi i parkut do të kushtoj rreth 25 mijë euro dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

 

Fotografia e Komuna Malishevë
Fotografia e Komuna Malishevë

Share.