Ish-gruaja e Carlo Ancelottit, Luisa Gibellini, ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.
Trajneri italian ka qenë i martuar për 25 vite me Gibellinin deri kur u ndanë në vitin 2008.
Nga lidhja e tyre, erdhën në jetë dy fëmijë, djali Davide (që është asistent i Ancelottit te Evertoni) dhe vajza Katia.
Pas lajmit për përkeqësimin e gjendjes së ish-bashkëshortes, 61-vjeçari kishte udhëtuar të dielën drejt Italisë. Ndërsa mediat në Itali kanë njoftuar se Luisa ndërroi jetë ditën e hënë.
Përveçse një tifoze e flaktë e futbollit, Gibellini ka qenë vet portierë, lojtare e softballit dhe tifoze e tenisit.
Njëherësh ka qenë pilote e licencuar e helikopterit, ashtu që rregullisht e shoqëronte Ancelottin gjatë ndeshjeve dhe ktheheshin bashkë në shtëpinë e tyre në Parma. /TV Malisheva