Trajneri i kampionit evropian, Thomas Tuchel ka thënë që skuadra e tij Chelsea do të ketë një sfidë tejet të vështirë, pasi që shorti e vuri përballë gjigandit spanjoll Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Chelsea shpëtoi nga përballja me rivalët e Premier Ligës Liverpoolin dhe Manchester Cityn në shortin e sotëm, por përsëri do ta ketë të vështirë kundër 13 herë fituesit të kësaj gare, Real Madridit, përcjell TV Malisheva.

Rreth këtij shorti ka reaguar trajneri Tuchel, i cili këtë përballje e cilësoi tejet të bukur, por që do të jetë një ndeshje tejet e vështirë.

“E vështirë. Kjo përballje nuk mund të jetë më e madhe se sa që të luash ndeshjen e kthimit në ‘Bernabeu’ me tifozë. Është një sfidë e vështirë por ne kemi emocione të mëdha rreth kësaj ndeshjeje. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe një sfidë tejet e vështirë”, tha Tuchel.

Ndërkaq, Tuchel foli edhe për ndeshjen e radhës së Chelseat në FA Cup kundër Middslebrough, ku tregoi se e adhuron këtë garë, dhe se pret se do të zhvillohet një ndeshje emocionale me një stadium përplot e tifozë.

Share.