Në kuader të miqësoreve sot me fillim prej orës 11:00, është zhvilluar miqësorja ndërmjet Shqipëria U19 dhe KFF Malisheva në kategorinë e femrave, kjo ndeshje u zhvillua në Durrës.
Vajzat e KFF Malisheva treguan një lojë mjaft të mirë sot ku me 4-golat e Fortesa Berishes përfundoi pjesa e parë e cila ishte në favor të Malishevës me rezultat 4 me 1.
Pjesa e dytë fillojë më mirë për vendaset pasi që shënuan 4 gola, dhe KFF Malisheva shënuan vetëm një gol, dhe rezultati përfundimtarë u mbyllë me barazim.
Shqipëria U19 5 – 5 KFF Malisheva
/TV Malisheva

Share.