Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum. Kështu bëri të ditur sot këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, i cili shtoi Bislimi nuk ishte prezent shkaku i mungesës së kuorumit.

Kadiu potencoi se Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.

PDK, LDK dhe AAK kanë adresuar një varg kritikash ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, siç kanë thënë për izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pas dështimit të mbledhjes së Komisionit për integrime, deputetet e tri partive opoziare, Blerta Deliu nga PDK, Rrezarta Krasniqi nga LDK dhe Time Kadrijaj nga AAK kanë thënë se ai dhe kryeministri Kurti i kanë sjellur vetëm sanksione Kosovës për shkak të politikave të gabuara.

/TV Malisheva

Share.