Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar se ka simptoma të lehta të Sars-CoV-2 dhe se është në pritje të rezultateve dhe njëkohësisht ju bën apel qytetarëve të kenë kujdes.
Postimi i tij i plotë-
Të nderuar qytetarë,
Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.
Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën higjienën!/Tv Malisheva