Kadri Veseli nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë Prof. Sylejman Rexhepin dhe Dr. Ali Tolajn, në betejë me Covid-19 dhe njëkohësisht ka ngushëlluar familjet e tyre.
Postimi i tij i plotë-
Sot, shteti i Kosovës ka humbur dy mjekë të veçantë, Prof. Sylejman Rexhepin dhe Dr. Ali Tolajn, në betejë me Covid-19.
Puna dhe kontributi i tyre i çmuar në shërbim të qytetarëve nuk do të harrohet kurrë.
Stafi shëndetësor është në vijë të parë kundër pandemisë dhe meriton admirim e respekt nga të gjithë.
Ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të të ndjerëve!/Tv Malisheva