Anëtarja në Komisionin për Punë të Jashtme, Time Kadriaj, i ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën udhëtimet zyrtare të presidentes Vjosa Osmaji në Spanjë e Kroaci.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se fajin për sanksionimin e Kosovës e ka kryeministri Albin Kurti.

Kadriaj ka theksuar se duhet të lobojmë të gjithë që këto masa t’i bartën Serbisë.

“Vizitat e presidencës me liderët e huaj është lajm i mirë, pasi bëhet fushatë për Kosovën dhe tregohet një e vërtetë pasi Serbia është demaskuar për qëllimet që i ka”.

“Me qëndrimet e veprimet e Kurtit, Kosova ka fituar sanksione dhe duhet të lobojnë edhe nga presidentja e të gjithë deputet që kanë takime me liderët e huaj që të vendosën sanksionet për Serbinë”, theksoi Kadrijaj.

/TV Malisheva

Share.