Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka kërkuar unitet nga partitë politike në vend lidhur me procesin e dialogut që do të vazhdojë më 27 qershor në Uashington, pas ftesës së emisarit amerikan Richard Grenell, duke thënë se është momenti që të gjithë të bëhen bashkë dhe të kenë qëndrime të qarta.
Në emisionin DebatPlus në TV Dukagjini, Kadrijaj tha se AAK nuk ka ndryshuar qëndrimet për dialogun, dhe se e ka përkrahur në vazhdimësi.
Teksa rreth asaj se kush duhet të udhëheq delegacionin e Kosovës, ajo ka thënë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, procesi i dialogut duhet të udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti./ Tv Malisheva