Kadri Veseli siç duket ka filluar të rregullojë edhe punët e të tjerëve, apo më saktësisht Lumezit dhe kjo shihet nga postimi i tij i fundit në rrjetin social, Facebook.

Ja postimi i tij i plotë

U takova me Naser Januzin nga Barileva e Prishtinës, i cili ishte viktimë e fenomenit të uzurpimit të pronave. Për vite me radhë ai nuk ka pasur mundësi t’i shfrytëzojë tri lokalet që kishte privatizuar me të ardhurat e mbledhura prej punës së tij në Gjermani.

Nisma që mora për t’i larguar të gjithë abuzuesit nga pronat e uzurpuara ia ka kthyer edhe Naserit pronat që i takojnë. Jo vetëm kaq, por ia ka kthyer edhe besimin tek e ardhmja e Kosovës dhe do të investojë edhe më shumë kapital, që të hap vende të reja pune dhe të punësojë sa më shumë të rinj.

Tani e kanë radhën komunat që të angazhohen më seriozisht dhe t’i lirojnë edhe qindra prona të tjera që mbahen kundërligjshëm të uzurpuara. Vetëm duke luftuar korrupsionin dhe garantuar sundimin e ligjit mund t’i bindim ndërmarrësit e suksesshëm të diasporës, si Naserin dhe shumë të tjerë, që të kthehen dhe të investojnë në të ardhmen e atdheut tonë.

ë

Share.