Masakra në qytetin Bucha, në periferi të Kievit, ku mbi 410 persona janë gjetur të vdekur pas largimit të palës ruse, qoftë të shtrirë përtokë me duar të lidhura, qoftë në varre masive, është historia e cila po bën xhiron e botën momentalisht.
Megjithatë, pikëpyetjet janë shumë të mëdha mbi mënyrën se si këta persona janë vrarë apo prej kujt janë vrarë.
Me të hyrë në Bucha, ukrainasit pretenduan se gjithë ajo masakër, ishte realizuar nga Ushtria ruse.
Këta të fundit mohojnë gjithçka.
Ndërsa, ndërkombëtarët, kërkojnë një hetim dhe dokumentim të gjerë të ngjarjes, për të zbuluar fajtorët.
Ndërkohë që e gjithë bota po e pret të vërtetën, gazetarë të shumtë kanë filluar të hulumtojnë mbi ngjarjen.
Ndër ta, është edhe Christo Grozev, gazetari bullgar i njohur për hetimet e tij mbi Rusinë, në median investigative Bellingcat.
Ajo çfarë Grozev shkruan në Twitter, është pak të thuhet tmerruese.
Sipas tij, Rosgvardia e Ramzan Kadyrovit, mund të ketë qenë e përfshirë, pasi mendohet se ata janë gjendur aty përpara largimit. Po ashtu, Grozev hedh dritë edhe mbi divizionet e mundshme ushtarake që kanë marrë pjesë në aksionet në Bucha.
Sipas tij, bëhet fjalë për divizionet 76 dhe 98 të forcave ajrore.
Përtej këtij fakti, as ai vetë nuk e bën fakt të kryer përfshirjen e këtyre aktorëve në krimin makabër në Bucha.
Por, ai shton se po vijohet të mblidhen prova, mbi pretendimet e ngritura.
/TV Malisheva