Gjirokastra ka shënuar këtë vit numrin më të lartë të turistëve vendas e të huaj që e zgjodhën si një ndër destinacionet e preferuara.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Gjirokastrës e cila e rrethuar mes mjegullës ngjan si një anije në lundrim.
Kjo është një ndër kalatë më të mëdha në Ballkan. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra dhe ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj.
Të huajt kanë zënë mbi 80% të vizitorëve të këtij viti në Gjirokastër, nga Italia, Spanja, Greqia, Gjermania, vendet Skandinave, nga Evropa Perëndimore dhe Lindore, nga SHBA-ja, Brazili, Argjentina, Kina, Australia, etj, etj. / atsh / KultPlus.com
/TV Malisheva