Këshilli Gjyqësor i Kosovës bënë të ditur se kalon mbi 50 % numri i lëndëve të vjetra të regjistruara në sistemin SMIL në gjykata për lëminë Civile dhe Penale

Numri i lëndëve të vjetra Penale dhe Civile të regjistruara në SMIL tani më ka kaluar shifrën e mbi 50 %.

Deri më tani në total janë regjistruar 40,930 lëndë të vjetra në gjykata për lëminë Penale dhe Civile, ndërsa kanë mbetur për tu regjistruar edhe 39,897 lëndë.



Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet i përkushtuar që në tërësi të përmbyllë procesin e regjistrimit të lëndëve të vjetra në sistemin SMIL, në atë mënyrë që të gjitha lëndët e vjetra të regjistrohen në sistem.

Me qëllim të arritjes së këtij objektivi, KGJK ka angazhuar staf shtesë në atë mënyrë që sa më parë të përmbyllet regjistrimi i tërësishëm i lëndëve të vjetra në sistemin SMIL.

Share.