Me 72 vota pro ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që tri marrëveshjet ndërkombëtare të vendosen në fund të agjendës së kësaj seanca të sotme.
Në votim morën pjesë 79 deputetë ndërsa 8 deputetë ishin kundër mocionit.
Derisa PDK kërkon që të bëhet riformulimi i mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvendosje të tri pikave të para të seancës së sotme që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare deri në momentin kur të sigurohen votat për votim, nga LDK e konsiderojnë këtë mocion të gabuar.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se pika e parë e kësaj seance të spostohet si pika e fundit e seancës së sotme, dhe të vazhdohet me hedhjen në votim të dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.
“Mendoj që ky mocion mund të riformulohen ne siç e dini kemi dakordim që pikën e parë pra marrëveshjen që nuk e kemi votuar për shkak të ndryshimeve të investimeve që janë bërë në Mitrovicë dhe Skenderaj ne jemi dakorduar që ta votojmë, sa i përket marrëveshjeve në radhë këtu besoj që kemi dakordim…e para mund të spostohet si pikë e fundit e seancës së 23 dhjetorit dhe pastaj pikat e rendit të ditës me pikat e tjera”, tha ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se mënyra e formulimit të këtij mocioni është i gabuar.
Gashi: Në sallë janë 82 deputetë kemi kuorum për të marr vendim
“Është e paqartë çka po kërkon propozuesi i mocionit… Ajo propozoi mocion derisa në sallë të jenë 80 deputetë në fakt në sallë janë 82 të paktën ju kështu e deklaruat ndërsa vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare merren me vendim të 2/3 të gjithë deputetëve nuk merren me 2/3 të deputetëve që përkrahin në çështje apo jo…ne kemi kuorum për të marr vendim dhe duhet procedohet me votim”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon po pikën e votimit në lexim të dytë të Projektligjit pёr anti-dopingun.
/TV Malisheva