Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Kaltrina Selimi, ka kohë që ka bërë një pauzë nga muzika.
Artistja, që tashmë ka fituar një popullaritet të madh në tregun muzikor shqiptar, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes me publikimin e disa imazheve të reja.
Disa të tilla i ka sjell edhe gjatë ditës së djeshme (e diel) që duket të jenë realizuar gjatë xhirimeve të Vitit të Ri.
Biondja ka mahnitur në imazhet e reja më fustanin e bardhë shkëlqyes njëherësh transparent në disa pjesë.
“Viti i Ri 2022”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotove.
Komplimentet ndërkohë në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet nga miqtë e fansat.
Kaltrina duhet theksuar që prej vitesh nuk ka realizuar ndonjë këngë profesionale të kompletuar edhe me klip. /TV Malisheva