Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin në Sharpel të Leposaviqit.

Rasti ka ndodhur dje (e mërkurë), rreth orës 15:10.

“Policia ka ndaluar automjetin me targa të Beogradit me ngasës dhe një pasagjer meshkuj nga Kosova, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbisë-R. Kosovës. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet aty.

/TV Malisheva

Share.