Më datë 15.11.2022 , nëpër mes platformës “Lajmëro Policinë” policia ka marrë informatë se ka dyshime se në një familje në Studenqan të Suharekës ka dhunë në familje.
Përmes Platformës ” Lajmëro Policinë” policia është informuar se i dyshuari kanosi gruan e tij dhe po e mban me forcë në shtëpi, duke ia marrë kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të saj dhe fëmijëve dhe nuk e lejonte që ajo të udhëtonte në Suedi, ku ajo me familjen e saj jetonte deri para katër muajve.
Policia i është përgjigjë informacionit dhe rreth orës 16:20 ka shoqëruar për në Stacionin Policor të dyshuarin dhe viktimën së bashku me dy fëmijët e saj.
Është intervistuar viktima, e cila deklaroi se i dyshuari po e fyente me fjalë ofendues, po e izolonte dhe po e kanoste “kam me të vra, kam me të mbyt”, sipas viktimës i dyshuari ia kishte marrë kartelën e bankës dhe dokumentin e nënshtetësisë së djalit të tyre dhe nuk po e lejonte që të shkojë në Suedi.
Policia është konsultuar me prokurorin kujdestar dhe me urdhër të tij është iniciuar rast “Kanosje-dhunë në familje”, i dyshuari ndalohet për 48 ore, ndërsa viktima dhe fëmijët e saj janë marrë në përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale./TV Malisheva