Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sot do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të konsultimeve për kryeministrin e ardhshëm të Serbisë.

Vuçiq do t’i ftojë të githa subjektet politike për konsultime.

Po ashtu është parëparë edhe një takim me listën “SDA Sanxhak”, por është refuzuar – shkak masakra e  Srebrenicës.

Nga ora 11:30 Vuçiq do të zhvillojë konsultime me listën “Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit (Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë, Së bashku për Vojvodinën)”.

E në ora 12:45, përmbyllen konsultimet për sot me takimin  e Vuçiqt me përfaqësuesit e listës “Amaneti i Myftiut – Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) – Usama Zukorliq”. /TV Malisheva

Share.