Për herën e katërt në njësinë numër 6 në Tërnoc të Luginës së Preshevës, sot (e enjte) do të organizohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, me shansin e fundit që Shaip Kamberi të zërë një ulëse si deputet në këtë Kuvend.
Kamberi ka reaguar duke thënë se ka shumë parregullësi, teksa ka përmendur përplasjet e komisionervëe.
Këto ai i quan provokime të provokimeve të komisionerëve të SPS-së.
Kamberi shkruan se vetëm për t’i frikësuar votuesit, ka ardhur një paralajmërim për bombë në objektin e shkollës ku po mbahen votimet.
POSTIMI I PLOTË:
Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretri dhe na vendosim këtu”.
Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu eshte mundësuar të votojnë.
Ndërkohë vjen një paralajmrim pë “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, një skenar për të krijuar frikë te votuesit.
/TV Malisheva