Pas shumë vitesh pa aktivitet kinematografik, komuna e Kamenicës bëhet me kinema 3D.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook.
“Tanimë fëmijët e Kamenicës do të rriten si bashkëmoshatarët e tyre duke parë filmat që shfaqen në kinematë botërore me teknologjinë më të re. Javën e kaluar u shfaq filmi i parë për një grup nxënësish dhe së shpejti do të fillojë programi i rregullt i filmave”, ka thënë Kastrati./TV Malisheva