Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 160€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Ky rast ka ndodhur në komunën e Kamenicës dhe policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë njërin nga të dyshuarit mashkull nga Kosova, të cilit i është konfiskuar automjeti i tij si provë materiale.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje, raporton TV Malisheva.