Si do të vepronit nëse një kamion transportues 44 tonësh që ka vetura Land Rover 4×4, që kapin vlerën e 500 mijë funteve do të ngecte në një rrugë të mbuluar nga bora dhe akulli?
E thjesht, përdoreni një prej veturave që është në kamion për të arritur në destinacion.
Pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur jashtë “shouroomit” në Stafford të Anglisë, ku një punonjës përdori një prej veturave të porositura për të tërhequr kamionin që kishte shtatë vetura në rimorkio.
Për ta dëshmuar këtë, punonjësi filmoi këtë moment dhe më pas e publikoi në internet, ku shihen “aftësitë” e kësaj veturave britanike që është e destinuar enkas për terrene malore./TV Malisheva