Kutitë me vota të diasporës kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ato nën masa të rrepta sigurie janë bartur me një kamion nga ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës.

Votat e diasporës, sipas kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të procedohen sipas rregullave.

“15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të bartën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) dhe do të procedohen sipas rregullave”, ka thënë Daka.

Sa u përket zarfeve të ardhura nga Serbia prej të cilave u helmuan 29 zyrtarë të KQZ-së pas hapjes së tyre, hetimet ende po vazhdojnë dhe nuk është marrë ndonjë vendim për fatin e tyre.

Share.